Lideri i Koresë së Veriut mbërrin në Singapor

Mos i humb

 

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka mbërritur në Singapor për takimin e tij që do të zhvillojë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Avioni ku ishte edhe Kim-i në masa të mëdha të sigurisë ka zbritur në Aeroportin e Singaporit në orët e pasdrekës, ndërsa në mediat janë pubLikuar fotot e Kim me ministrin e Jashtëm të Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Lideri verikorean u largua nga aeroporti me një limuzinë me flamurin e vendit të tij të rrethuar me automjete të zeza dhe kaloi në hotelin St. Regis në të cilën më parë ka qëndruar edhe presidenti kinez, Xi Jinping.

Samiti mes Kim dhe Trump që pritet të mbahet më 12 qershor, është në axhendën e komunitetit ndërkombëtar.

Samiti ku do të trajtohen çështja e denuklearizimit dhe të sigurisë, pritet që të jetë një hap kritike që armëpushimi që vazhdon nga Lufta e Koresë e viteve 1950-53 të transformohet në një paqe të qëndrueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit