Lushtaku: Do të më vinte keq po të më thërriste Gjykata Speciale

Mos i humb

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samil Lushtaku ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku do të udhëtojë për në Hagë. Lushtaku ka thënë se nuk e di se për cfarë do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Lushtaku i tha mediave se do t’i kishte mbetur hatri në qoftë se nuk do të kishe ftesë nga Gjykata Speciale.

“Më kish ardh keq nëse nuk më kishin thirrë. Nuk e di se në çfarë cilësie me kanë thirrur”, ka thënë ai.

Ai tha se e kanë kontaktuar të gjithë miqtë e tij përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për në Hagë, Sami Lushtaku do të shoqërohet edhe nga deputeti Milaim Zeka. Ky i fundit tha se beson në luftën e pastër të UÇK-së.

“Unë me vet dëshirë po e shoqëroj gjeneralin Sami Lushtakun. Unë besoj në luftën r pastër të UÇK-së”, tha ai.

Ndërsa, Lushtaku për media ka njoftuar se me 16 janar do të intervistohet.

“Nuk e di në çfarë cilësie do të intervistohem. Pres të dijë kur të shkojë me të 16-in. Të gjithë shokët e mi më kanë telefonuar dhe më kanë kontaktuar”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit