Mattis: Retë e stuhisë po mblidhen mbi Gadishullin Korean

Mos i humb

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut tha se “Retë e stuhisë po mblidhen mbi Gadishullin Korean”.

Mattis mbajti një fjalim para ushtarëve në Divizionin e 82-të Ajror, i cili është stacioni i fundit i vizitës së tij dy ditore në bazat amerikane.

Megjithatë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se diplomacia është rruga më e mirë për parandalimin e luftërave.

Mattis po ashtu u propozoi ushtarëve që të lexojnë librin e publikuar në vitin 1963, dhjetë vite pas luftës së Koresë, “This Kind of War: A Study in Unpreparedness” të T.R. Fehrenbach.

SHBA-të kanë rreth 28 mijë ushtarë të vendosur në mënyrë të përhershme në Korenë e Jugut./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit