Milaim Zeka flet haptas për Ramush Haradinaj

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar ngjarjet e djeshme, me theksë të veçantë takimin e kryeministrit Haradinaj me udhëheqësen e delegacionit për dialog, Federica Mogherin.

“Nje Bravo politike për kryeministrin Haradinaj, edhe shpresoje që të gjithë do bashkohemi në politikën tonë të jashtëme”, kështu ka shkruajtur Zeka në profilin e tij zyrtarë në facebook, derisa ka thënë se nga ky dialog  del e tronditur për herë të parë Mogherin.

Më tutje Zeka, ka përgëzuar Haradinaj për guximin në përballje me Mogherinin në takimin e djeshëm të mbajtur në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të BE-së.

Postimi i plotë i Milaim Zeka

Pse u trondit Mogerini?

Prejë që ka filluar dialogu me Serbinë, të huajtë kanë bërë monolog. Hera e parë që ndodhi dialogu, edhe Mogerini u trondit.

I pari lider kosovar që pati guximin me i tregu Mogerinit jo vetëm çka mendon ai si kryeministër, po çka mendojnë qytetarët e Kosovës. Kjo ishte e rëndësishme.

Një Bravo politike për kryeministrin Haradinaj, edhe shpresojë që të gjithë do bashkohemi në politikën tonë të jashtëme!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit