Mogherini, porosi anëtarëve të BE-së: Shpërblejeni Maqedoninë me një ftesë

Mos i humb

Përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini një ditë para mbledhjes së ministrave të BE-së edhe njëherë bëri thirrje që vendet anëtare të saj ta shpërblejnë avancimin e Maqedonisë.

“E dini se kemi rekomanduar hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, ky proces bazohet në merita, që do të thotë se kur ka avancim ai patjetër duhet të njihet, të inkurajohet dhe mbështetet. Shpresoj se vendet anëtare do ta sjellin vendimin e duhur”, tha Mogerini.

Ajo shtoi se avancimi i Ballkanit Perëndimor është i “impresionuar” duke theksuar nënshkrimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë, si dhe avancimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së nesër në Këshillin e Punëve të Përgjithshme duhet të diskutojnë për zgjerimin edhe për raportet e prillit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Vendimi përfundimtar për negociata me Maqedoninë mund të shtyhet për liderët e BE-së për të enjten, nëse ministrat nesër nuk arrijnë pëlqim. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit