Në krizë/ Ministrja Denaj: Në 2020 nuk ka rritje pagash, do ulen edhe investimet

Mos i humb

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka konfirmuar lajmet se gjatë 2020 nuk do të ketë rritje rrogash, madje do të ketë edhe reduktim të investimeve publike.

“Ky do të jetë një buxhet që mbështet të gjitha reformat e qeverisë shqiptare, që janë ato në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Konteksti i pagave këtë vit është adresuar, ne kaluam në mars një vendim qeverie, i cili filloi efektivitetin e tij në prill; kuptohet që kjo shtrihet edhe për vitet e tjera, sepse ajo vijon.

Për vitin në vijim, konteksti i rritjes së pagave nuk është parashikuar, por kjo nuk do të thotë që, në varësi të treguesve makroekonomikë, të mos realizohet”, deklaroi Denaj

Denaj ka shpjeguar edhe arsyen se përse në vitin 2020-ën do të ketë edhe reduktim të investimeve publike.

“Investimet do të jenë në ulje sepse vijmë nga një bazë më e ulët e këtij viti në raport me përfundimin e vitit. Kemi të bëjmë sigurisht ende me një parashikim konservativ dhe deri në fund të vitit unë do të rezervoja më shumë optimizëm edhe për realizimin e të ardhurave, që është prezantuar në draftin e parë”, u shpreh Denaj.

Mesa duket Ministria e Financave po pranon edhe publikisht krizën ekonomike në vend, ndërsa më parë janë raportuar fshehjet e shifrave reale të borxhit që Qeveria ka ndaj kompanive, por edhe të manipulimit të shifrave mbi borxhin publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit