“Në muajin mars planifikojmë samit mes Turqisë dhe BE-së”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë njëherësh edhe kryesuesi i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian (BE), Teodor Meleşcanu, tha se janë duke punuar për një samit mes Turqisë dhe BE-së në Bukuresht për në fillim të muajit mars, me pjesëmarrjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarëve të tjerë.

Meleşcanu bëri vlerësime për AA në Bruksel në lidhje me rrjedhën e marrëdhënieve Turqi-BE.

Ai theksoi se “fuqishëm” mbështesin vazhdimin e negociatave të Turqisë.

“Jemi duke punuar mbi një samit që do të sjellë bashkë presidentin Erdogan dhe zyrtarët e BE-së në Bukuresht. Natyrisht, isnhallah nëse çdo gjë është në rregull. Ende nuk kemi një datë të qartë të përcaktuar, por është e mundshme që të mbahet në fillim të muajit mars”, u shpreh ai.

Mbledhja e Këshillit të partneritetit Turqi-BE

“(Si kreu i Këshillit të BE-së) Një ndër sugjerimet tona do të jetë që përsëri të mbahet mbledhja e Këshillit të partneritetit mes Turqisë dhe BE-së. Synimi ynë është përshpejtimi i bisedimeve të çështjeve të ndryshme. Mes tyre është edhe përditësimi i Unionit Doganor”, tha kryediplomati rumun.

Këshilli i partneritetit, i cili është organi më i lartë i vendimit mes BE dhe Turqisë, nuk ka zhvilluar mbledhje në tre e gjysmë vitet e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit