Një ditë pas rekomandimit, Bushati takim me diplomatët: Puna vijon

Mos i humb

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, fill pas raportit të publikuar për Shqipërinë.

Bushati thotë se vendet anëtare njohin arritjet e Shqipërisë dhe e rëndësishme që të vijohet me ritmin e reformave dhe thellimin e tyre.

“Pas rekomandimit të qartë të Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, sot në MEPJ në një mëngjes pune me Ambasadorët e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, disktuam mbi gjetjet e raportit dhe rrugën e mëtejshme. Vendet anëtare njohin arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave të sundimit të së drejtës, mbi bazën e të cilave Komisioni rekomandoi fillimin e bisedimeve. Është e rëndësishme që të vijojmë me ritmin e reformave dhe thellimin e tyre”, shkruan Bushati./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit