Një radar “ka fituar” mbi 1 milion franga për 49 ditë

Mos i humb

Një radar mobil qëndroi 49 ditë në Wilerstrasse në Schwarzenbach SG dhe kapi 11.822 shoferë të cilët po ngisnin veturat e tyre mbi shpejtësinë e lejuar. Kjo i solli 1,106,470 franga buxhetit te St Gallenit. Radari i lëvizshëm është kështu më fitimprurësi në kantonin e St. Gallenit.

Për këtë kanë kontribuar 11.822 shoferët që nxituan duke mos shpëtuar nga blici i aparartit. Shpejtësia më e madhe e regjistruar nga ky radar ka qenë 102 km / h.

Në kantonin e St. Gallenit gjatë vitit 2017, radarët mobil sollën 12,371,990 franga zvicerane nga gjoba. Në vitin e kaluar kishin sjellë pak më shumë se 15 milionë franga.

Schwarzenbach është vendi më fitimprurës për policinë, nga shoferët të cilëve iu ngutet./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit