Njohësja e integrimeve tregon për rreziqet në procesin e liberalizimit të vizave

Mos i humb

Njohja e proceseve integruese në Bashkimin Europian, Jehona Lushaku-Sadriu ka shkruar pas votimit pozitiv të Komisionit të Parlamentit Europian për Liritë Civile dhe Çështje të Brendshme (LIBE) për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lushaku-Sadriu, në katër pika ka sqaruar se cilat janë hapat e mëtutjeshëm në këtë proces dhe cilat mund të jenë rreziqet që të rrezikohet liberalizimi i vizave.

Komisioni i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), ka votuar me shumice PER liberalizimin e vizave për Kosovën.

Janë edhe dy votime te rëndësishme deri ne vendimin final:

– Do të këtë votim ne seance plenare ne Parlamentin Europian, ne te cilin do te vendoset me shumice për futjen e Kosovës ne zonën e lire te qarkullimit dhe

– Do te këtë votim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave ne te cilën do te duhet te sigurohet shumica e kualifikuar e votave te shteteve anëtare.

Ka edhe disa rreziqe:

– Përkrahja e shteteve anëtare (Holanda dhe Gjermania nuk kane disponim pozitiv për shkak te migracionit te mundshem). Për këtë institucionet tona duhet te japin garanca tek shtetet anëtare rreth mekanizmave kontrollues te migracionit duke përfshire këtu edhe informimin e qytetareve.

– Veprimet politike dhe te gjyqesorit ne Kosove. Çdo vendim politik qe prek kufinjte dhe proceset gjyqësore qe e cenojnë drejtësinë etj. – mund t’a minojne procesin per liberalizim te vizave dhe t’a prolongojnë edhe për shume kohe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit