Padia e Ramës ndaj Haradinaj, reagon Basha: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

Mos i humb

“Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar”, e quan kreu i demokrateve padinë që kryeministri Rama ka bërë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me një reagim në Facebook, Basha shkruan se akti i bërë nga Rama është një turp i pakapërdishëm, që na turpëron të gjithëve.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkruan Basha.

Postimi i Bashës‪:

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit te Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar.

Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, përballet edhe me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.‬

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit