Pamje të rënda/ Aksidenti në Bërzhitë, çfarë ka mbetur nga makina ku vdiqën dy vajzat

6
0

Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga aksidenti tragjik, që i mori jetën dy 17-vjeçareve, ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 gjatë mesnatës së të dielës, në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ thanë se drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet F.Sh., pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një pemë pranë një muri rrethues të një ndërtese.

Nga ajo çfarë shihet, mjeti është shkatërruar totalisht. Ndërkohë, drejtuesi bashkë me dy pasagjerët e tjerë, shtetasit me inicialet O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here