Pavarësisht ndalesës policore, mijëra persona marshojnë në rrugët e Hong Kongut

Mos i humb

Mijëra demonstrues filluan sot marshimin në Hong Kong, pavarësisht paralajmërimeve të policisë se prania e tyre do të shkaktonte konflikte me popullatën lokale.

Protestat kanë vazhduar për disa muaj për shkak të ligjit kontestues të ekstradimit. Ligji i ri do të lejojë që të dyshuarit e Hong Kongut të gjykohen në Kinë.

Policia refuzoi të japë leje për protestat e sotme, duke theksuar rrezikun e lartë të sigurisë. Protesta filloi në orët e pasditës dhe qytetarët e mbledhur mbanin çadra, një simbol proteste.

Që nga viti 2014, çadrat u bënë një mjet me të cilin demonstruesit shërbehen për të fshehur identitetin e tyre duke e fshehur fytyrën nga kamerat e vëzhgimit.

Hong Kongu është një rajon i veçantë administrativ i Republikës Popullore të Kinës, i cili funksionon si një shtet i pavarur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit