Përditësimi i ri, tani e tutje mund të postoni në Instagram direkt nga Facebook-u

Mos i humb

Facebook zyrtarisht lëshoi një përditësim në Creator Studio me të cilin bizneset mund të planifikojnë postime në Instagram dhe IGTV pa u larguar nga rrjeti social deri në 6 muaj përpara.

Mundësia për të planifikuar publikimin e postimeve në Instagram nuk është diçka e re sepse e ka lejuar për palët e treta por tashmë do të jetë e mundur direkt nga Facebook duke eliminuar kufizimet që kanë ekzistuar, shkruan pcworld albanian.

Konkretisht mund të postoni disa imazhe njëherazi, diçka e pamundur me mjetet e palëve të treta.

Ajo që përdoruesit duhet të bëjnë është lidhja e biznesit në Facebook me atë të Instagram dhe më pas të klikojnë logon e rrjetit social të fotografive në krye të faqes për të vendosur postime që do të publikohen më vonë.

Por jo vetëm sepse do të jetë e mundur edhe shtimi i etiketave, vendndodhjes dhe prerja e imazheve. Megjithatë ka një disavantazh sepse nuk punon me Historitë e Instagram.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit