Populli është njëzëri – Ivanoviçin nuk e kanë vrarë shqiptarët

Mos i humb

Gazeta e njohur në Zvicër, “Neue Zuchrer Zeitung” i ka kushtuar një raport të veçantë vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Në një raport me titullin “Sherifë të rinj për veri të Kosovës” gazetari austriak, Andreas Ernst ka komentuar situatën në veriun e Kosovës dhe ndikimin e Beogradit në këtë zonë.

Ernst shkruan se vrasja e Oliver Ivanoviqit ditë më parë, nuk është kryer nga shqiptarët, por pa dhënë detaje për të dyshuarit eventual.

“Që prej asaj dite asgjë nuk është dëgjuar. Askush nuk dëshiron të spekulojë për vrasësit e mundshëm, askush nuk bisedon me të huajt në pjesën veriore të Mitrovicës. Por për një gjë patjohen: shqiptarët nuk e kanë bërë këtë vrasje”, thuhet në raport.

Në këtë tekst të gjatë, gazetari shkruan deri në detaje gjendjen politike në veri të Mitrovicës, para dhe pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Zgjedhjet lokale ku me shumë presione e shantazhe, triumfoi Goran Rakiq nga Lista Serbe, dhe direktivat që merr kjo parti nga Beogradi.

“Nëpërmjet Listës Serbe të menaxhuar nga Beogradi kontrollohen të gjitha zonat e banuara nga serbët. Në vend që të varet financiarisht nga Kosova, kjo zonë kalon përmes komunitetit serb që financohet nga Beogradi”, shkruan gazeta austriake.

“Pas vrasjes së Ivanoviçit, gruaja e këtij të fundit shkon në Beograd me djalin gjashtë vjeçar. Ajo ka parë mjaft në atë vend të trishtuar dhe të errët”, përfundon shkrimi, shkruan lajmi.net. Ndryshe sot është bërë e ditur që Kosova ia ka dërguar edhe zyrtarisht dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviqit shtetit serb./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit