Presidenti Erdogan shpallet qytetar nderi i Novi Pazarit

Mos i humb

 

 

 Sot, me rastin e ditëlindjes së 557-të të qytetit të Novi Pazarit, Kuvendi i qytetit të Novi Pazarit mori vendim që presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të marrë titullin qytetar nderi i këtij qyteti.

Siç theksohet në vendim, presidentit Erdoğan i është ndarë statusi qytetar nderi për shkak të afirmimit të veçantë dhe kontributit në zhvillimin e Novi Pazarit.

Për vendimin që presidentit Erdogan t’i ndahet “titulli qytetar meritor i Novi Pazarit”, votuan të gjithë asamblistët e pranishëm.

Kryetari i komunës së Novi Pazarit, Nihat Bishevac, në fjalimin e seancës solemne tha se presidenti aktual i Republikës së Turqisë ka bërë shumë për Novi Pazarin.

“Shumë projekte, investime në infrastrukturë, ekonominë dhe përpjekjet për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të viseve tona, janë vetëm disa nga shkaqet për këtë gjest simbolik”, theksoi Bishevac.

Recep Tayyip Erdoğan është zyrtari i parë i lartë i Republikës së Turqisë, i cili dy herë, gjatë vizitës në Republikën e Serbisë, qëndroi në Novi Pazar dhe Sanxhak. Ai në cilësinë e kryeministrit në Novi Pazar për herë të parë qëndroi në vitin 2010, ndërsa si president, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, këtë qytet e vizitoi më 11 tetor të vitit 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit