Prishtinë, shënohet “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”

Mos i humb

Kosovë/ Tre skenarët pas rrëzimit të qeverisë

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend dikton nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja...

Numri i rasteve me COVID-19 në gjithë botën shkon në mbi 700 mijë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 700 mijë, (AA). Gjithsej...

Gjendja shëndetësore e të prekurve me koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit

Komuna e Gjilanit, më të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, në vazhdimësi po i del në ndihmë të...

Ja ushqimet që shpëtojnë mushkëritë

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është...

Me rastin e trevjetorit të tentimit për grusht shteti në Turqi, Ambasada Turke në Prishtinë organizoi ceremoninë “15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”.

Në këtë ceremoni Ambasada Turke në Prishtinë ka pritur mysafirë të shumtë, përfshirë, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve turke dhe kosovare.

Para të pranishmëve, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se janë mbledhur për të përkujtuar 251 dëshmorët e rënë në sulmin terrorist dhe për të dënuar të gjitha organizatat terroriste, veçanërisht FETO-n.

“Në mbrëmjen e 15 korrikut 2016 jemi sulmuar duke u tradhtuar nga vetë njerëzit tanë të radikalizuar dhe robotizuar nga kjo organizatë terroriste, që prej vitesh ishin të fshehur nën maskën e lëvizjes arsimore të cilët në mënyrë të jashtëligjshme ishin infiltruar në të gjitha institucionet e rëndësishme shtetërore. Ne e mposhtëm këtë sulm terrorist falë rezistencës demokratike të popullit tonë, i cili u shfaq në sheshe dhe qëndrimit të liderëve politikë, e në veçanti presidentit”, tha Sakar.

Ai tha se e kanë parë si detyrë për të paralajmëruar të gjithë miqtë e Turqisë në veçanti Kosovën “kundër kërcënimit të strukturës së pistë dhe tinëzare të organizatës terroriste të FETO-s, e cila fshihet pas maskës së një lëvizjeje arsimore”.

“Jemi të kënaqur që shohim se këto paralajmërime janë marrë në konsideratë, fytyra e vërtetë e pistë e organizatës terroriste FETO është gjithnjë e më shumë e kuptueshme dhe vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare kanë filluar ta deklarojnë si një organizatë terroriste. Si rezultat i bashkëpunimit tonë në luftën kundër organizatës terroriste FETO, shkolla dhe kurse të FETO-s në 36 vende janë mbyllur dhe Fondacioni Maarif i Turqisë ka marrë përsipër shkolla të FETO-s në 18 vende”, shtoi Sakar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mufera Sinik tha se edhe në Kosovë është bashkëndjerë rezistenca e popullit turk më 15 korrik të vitit 2016 kur në Prizren një grup i madh qytetarësh kanë dalë për solidarizim në qendër të qytetit, pranë konsullatës turke në Prizren.

Në ceremoni janë emetuar edhe pamje të 15 Korrikut ndërsa në oborrin e ambasadës dhe brenda saj janë vendosur edhe fotografi të bëra nga fotoreporterët e Anadolu Agency me momentet gjatë dhe pas tentativës së grusht-shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Iran, rritet në 2.898 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në...

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...

Gazetari i Mianmarit përballet me burgim të përjetshëm për një intervistë

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një gazetar nën ligjin e diskutueshëm kundër-terrorizmit rreth një raporti lajmesh në lidhje me grupin rebel etnik...

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Avikompania British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të...

Rreth 1600 persona do të kthehen në Kosovë, të gjithë do të përfundojnë në karantinë

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në...