Protesta, Balla: Në emër të zaptimit, u ngrit dorë kundër ligjit

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur në emër të grupit parlamentar të PS-së, të gjithë solidaritetin dhe urimet për shërim sa më të shpejtë për punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur sot nga protestuesit para Kuvendit.

“Punonjësit e policisë u plagosën gjatë ushtrimit korrekt të detyrës së tyre nga dhuna e pashoq në emër të paligjshmërisë e disa personave, për të cilët, sigurisht, forca e ligjit duhet të jetë ndëshkuese për të mos lënë më asnjë hapësirë ripërsëritjeje të këtij fenomeni të turpshëm, ku një vajzë e re 24 vjeç, punonjëse policie ka humbur 4 gishta dhe po merr trajtimin adekuat në spitalin e Traumës”, u shpreh Balla.

Duke folur për opozitën, Balla theksoi se, “sikurse kjo pjesë e sallës jo vetëm është bosh, por ka përdorur deputetë mercenarë për të frymëzuar dhunën kundër punonjësve të Policisë së Shtetit. Ky është turp i radhës i PD dhe LSI, që në vend që të ishin këtu për të diskutuar për buxhetin janë bërë bashkë me një grup zaptuesish”.

Balla gjithashtu i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës që të fillojë hetimet për ngjarjet e sotme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit