Pse media shqiptare fshehu pjesën thelbësore të fjalimit të Vuçiç?!

Mos i humb

 

Në një konferencë për dialogun me Kosovën dhe Asosacionin e Komunave serbe, të mbajtur dy ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

Po kështu ai ka shtuar ndër të tjera se Serbia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ka dhënë gjithçka nga vetja, që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Lidhur me këtë çështje e cila është kthyer tashmë në kryefjalë të ditës, një koment ka ardhur edhe nga avokati Spartak Ngjela. Përmes një statusi që e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook, ai parashtron pyetjen se pse e gjithë media shqiptare, e fshehu pjesën thelbësore të fjalimit të Presidentit të Serbisë?!

Në analizën në fjalë, Ngjela thotë se presidenti serb nuk ishte më ai i dikurshmi, ku me shpirt ndër dhëmbë tha: “Duhet të pajtohemi me realitetin. Prej 600 vitesh ne e gënjejmë vetveten. Kosova sot është e pavarur, duhet me arrit kompromis. Nëse vazhdojmë kështu, për 100 vjet, asnjë serb nuk do të mbesë më në Serbi, të gjithë do ikin. Serbët po ikin nga Nishi ne Beograd, e le më të kthehen në Kosovë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit