Ballina Bota Punësimi i emigrantëve, gjermanishtja vendoset kusht

Punësimi i emigrantëve, gjermanishtja vendoset kusht

47
0

Ligji i ri për fuqinë punëtore i miratuar nga kabineti gjerman, hyn në fuqi ne 1 janar 2020. Risi kryesore e tij ishte barazimi i personave me shkollim profesional me ata me universitet, në një kohë kur mbërritja e fuqisë punëtore në vend lidhej më se shumti me ata që kishin kryer studime universitare.

Lehtësimi i dytë ishte heqja e verifikimit të prioritetit; tani nuk kontrollohet më nëse për një vend pune ka një kandidat gjerman apo nga BE-ja.

Por ndërkohë, ekziston dhe një e re tjetër që mund të shihet si vështirësim, sepse kërkohet e çertifikuar njohja e gjuhës gjermane si kriter për punën apo për ekuivalentimin e diplomave profesionale të huaja.

“Pra, dy lehtësime dhe një vështirësim”, thotë ekspertja e ligjeve, Carola Burkert. Ndërsa shpresohej një zbatim i shpejtë i ligjit të aprovuar nga ekzekutivi, ai nuk do të hyjë në fuqi përpara janarit të vitit të ardhshëm.

Kjo vonesë sipas Burkert, ka arsyet e saj, duke nisur nga fakti qe zbatimi i ligjit kërkon adoptim të madh të rregulloreve e neneve të lidhura me të.

Shkaku i dytë lidhet me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor-, sepse duhet që të përgatitet administrata. Një ndër sfidat kryesore konsiderohet pikërisht shtimi i kërkesave për vizë. Megjithatë sipas ekspertes, mund të ketë edhe procedurë të përshpejtuar: Në rast se një punëdhënës paguan një shumë të caktuar dhe arsyeton perse nevojitet një procedim i tillë, atëherë ky i fundit aktivizohet me afate të caktuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here