“Racizmi dhe islamofobia në Europë nuk rrezikojnë vetëm muslimanët”

Mos i humb

“Racizmi, ksenofobia dhe islamofobia, që janë në rritje në Europë, nuk rrezikojnë vetëm të huajt dhe muslimanët, por edhe europianët”, tha zv/kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag.

Bozdag në rrjetet sociale rikujtoi se më 29 maj të vitit 1993 një grup ekstremistësh në qytetin gjerman Solingen i vunë zjarrin shtëpisë të familjes turke Genc, duke u bërë shkaktarë për vdekjen e pesë personave.

Zv/kryeministri turk dënoi sulmin, duke konsideruar se të gjithë, përfshirë edhe politikanët europianë, kanë obligim të ndërmarrin çdo gjë që është në fuqinë e tyre, ashtu që ngjarja në Solingen dhe raste të ngjashme të mos përsëriten, ku njerëz të pafajshëm u vranë.

“Të gjithë duhet t’i themi jo racizmit, ksenofobisë, diskriminimit dhe islamofobisë për t’u mos u përsëritur Solingen dhe masakrat. E ardhmja e Europës dhe botës është në kundërshtimin e çdo forme të ekstremizmit”, ka thënë Bozdag./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit