Raporti i premtuar për vizat: iku qershori, hyri korriku, asgjë në horizontin kosovar

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Muaji qershor dhe java e parë e korrikut është përmendur nga pushtetarët në Kosovë si afat kur Komisioni Evropian do publikonte raportin që do të zbardhte nëse është plotësuar kriteri i fundit për vizat, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Por ky doli të jetë një premtim bosh, sikur edhe premtimet e përvitshme për heqjen e vizave.

Huqjen më të madhe rreth kësaj çështje e bëri ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pasi raporti nuk u publikua në dy afat kohore që dha.

Më 18 qershor, Pacolli  deklaroi se raporti do dalë deri në fund të qershorit.

Presim që Komisioni Evropian të dalë me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018. Presim që ky raport të jetë pozitiv”, ka thënë Pacolli për “Zërin”.

Pasi ja huqi, ai më datë 2 korrik e arsyetoi mos daljen e raportit, ndërsa bëri premtimin e radhës që doli sërish bosh.

Jam i bindur se këtë javë publikohet. Po, pati një vonesë të shkurtër për shkak të ditëve festive në fund të muajit”, deklaroi Pacolli për “Indeksonline”.

Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhaj bëri deklarim paushallë sa i përket daljes së raportit.

Tani është vetëm çështje ditësh kur Komisioni do ta publikojë rekomandimin përfundimtarë për përmbushjen e kritereve në Kosovë”, ka thënë Hoxha për Klan Kosovën nga Brukseli më datë 26 qershor.

Zyrtari tjetër qeveritar që ja huqi është shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, që bëri deklarim të ngjashëm me ministren Hoxha.

Është çështje ditësh. Komisioni e cakton, ne na është dhënë me besuar se ditët në vijim ”, tha Arifi, më 27 qershor.

Por edhe pse ikën dy javë nga këto deklarata, raporti nuk ka dalë dhe nuk ka ende një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo.

Raporti del në mes të korrikut…

Për dallim nga zyrtarët e lartcekur, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj mund t’ia qëlloi rreth daljes së raportit.

Ne presim që raporti i KE për liberalizimin të del nga mesi i korrikut, dhe atëherë kjo do të jetë drita e gjelbër që do t’iu jepet institucioneve të BE-së për të përmbyllur këtë proces”, deklaroi Ahmetaj me 15 qershor në emisionin “Përballje”.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar së fundmi edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn i cili ka thënë se vendimi për liberalizim për Kosovën do të merret shumë shpejt.

“Do ta mbajmë premtimin dhe do të marrim vendim para pushimeve të verës”, ka thënë Hahn.

Përkundër se qeveritarët nuk e dinë as datën e publikimit, ata janë shprehur të bindur se kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave në fund të vitit 2018. Por një datë konkrete se kur mund të ndodhë liberalizimi nuk është dhënë asnjëherë nga përfaqësuesit e Komisionit Europian. Ata vazhdimisht kanë përsëritur kriteret që duhet plotësuar.

Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në rajon që qytetarët e saj e kanë të pamundur udhëtimin pa viza në zonën Shengen. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit