Rebelim në një burg të Indonezisë, 6 të vdekur

Mos i humb

 

 

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një rebelimi që shpërtheu në një burg të Indonezisë.

Në burgun Mako Brimob në rajonin Depok në veri të kryeqytetit Xhakarta, të burgosurit e dënuar për lidhje me DEASH-in janë rebeluar.

Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë kundër rebelimit kanë nisur përleshjet mes dy palëve. Drejtoria policore e Xhakartës njoftoi se si pasojë e incidenteve kanë humbur jetën 6 persona, njëri prej tyre i burgosur kurse 5 prej tyre zyrtarë të sigurisë.

Në mediat lokale thuhet se të burgosurit me armët të cilat i kanë marrë, kanë mbajtur peng disa policë dhe pretendojnë se mund të ketë edhe të plagosur.Zëvendëspresidenti Yusuf Kalla pretendon se incidentet në burg nuk kanë lidhje me terrorizmin.

Policia, e cila ka marrë masa të gjera të sigurisë në rajon, po përpiqet të vë nën kontroll rebelimin dhe ka nisur takimet me të burgosurit me qëllim që t’i jepet fund këtij rebelimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit