Reçica: Vendi duhet të krijojë një sistem të ri pensional!

Mos i humb

Kosova pritet të ketë sistem të ri pensional në mënyrë që vendi të orientohet nga politikat sociale.

Kështu bëri të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë një konference për media.

Ai theksoi se bazuar në marrëveshjen e MSA-së, vendi duhet të krijojë një sistem pensional të ri, sipas tij ky aktuali nuk është i mirëfilltë.

“Nga sot do ta lëshojmë në konsultime publike një koncept dokument që rregullon fushën e pensioneve dhe beneficioneve në Kosovë. Është një angazhim i ministrisë, ky koncept dokument do të rregullojë disa fusha pensionale”, tha ministri Reçica.

Ai shtoi se kjo është reforma më e madhe që ka ndërmarrë qeveria dhe se do të jetë një projektligj unik që përbëhet nga katër shtylla.

“Sistemi i ri pensional do të përbëhet nga pensioni i pleqërisë, i atyre që kanë kontribuar gjatë viteve ‘99, pensionin familjar para viteve ‘99, pensionin invalidor para vitit ‘99 , pensioni për aftësi të kufizuara, pensioni i kategorive të dala nga lufta, pensioni TMK”, u shpreh ai, duke shtuar se koncept-dokument do të jetë i hapur për diskutim deri më 3 dhjetor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit