Regjimi i Asadit sërish sulmon Gutën Lindore me gazra helmues

Mos i humb

Forcat lojale të presidentit sirian Bashar al-Assad sërish kanë vënë në përdorim bombat me gazra helmues në sulmet mbi civilët në Gutën Lindore në Siri.

Gazetari i AA-së nga terreni, bën të ditur se burime spitalore i kanë konfirmuar se gazrat helmues janë përdorur në sulmet e mbrëmshme mbi lagjet Sakba dhe Hammuriye.

Mbrojtja Civile lokale “Helmetat e Bardhë”, njofton se pas sulmeve të mbrëmshme ajrore është përhapur gazi helmues.

Civilët nga ana e tyre, tashmë për një kohë të gjatë ndodhen në strehimoret nëntokësore, për çka aktualisht nuk ka raportime për bilancin e të pësuarve eventual nga sulmi i fundit.

Forcat e regjimit të Assadit dhe forcat aleate të tyre, ato ruse, në javët e kaluara intensifikuan sulmet mbi Gutën Lindore e cila mbahet e kontrolluar nga opozitarët.

Në këtë enklavë aktualisht ndodhen rreth 400 mijë civilë, të cilët bëjnë një luftë për mbijetesë.

Të paktën 30 persona u hospitalizuan si pasojë e sulmeve të dy ditëve më parë, të cilat forcat e Assadit i kryen mbi lagjen Hammurije.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit