Rikthehet koronavirusi në Mat, infektohet një punonjës i Bashkisë

Mos i humb

Mati është përfshirë sërish në hartën e zonave të prekura nga Covid-19. Këtë të hënë është zyrtarizuar një rast i ri që nuk ka të bëjë me rastet e mëparshme.

Personi i infektuar dyshohet të jetë pjesë e administratës së Bashkisë Mat.

Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të kësaj Bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

ISHP nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar.

Ndërkohë pritet që tampon t’ju merren edhe personave të tjerë, që kanë patur kontakt me rastin për shkak të punës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit