Riparime në sistem, ndërpritet sot për 4 orë kalimi në Kakavijë

130
0

Lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës do të ndërpritet sot për katër orë. Pala shqiptare bën të ditur se në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi.

Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregtare që të shmangin oraret e mësipërme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit falënderon paraprakisht qytetarët për mirëkuptimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here