Samsung Galaxy A8 vjen pikërisht për ty

Mos i humb

Nëse të pëlqejnë emocionet, argëtimi dhe eksperiencat e bukura, atëherë smartfoni i ri Samsung Galaxy A8(2018) është krijuar pikërisht për TY.

Smartfoni më i ri i serisë Galaxy A nga Samsung, Galaxy A8(2018) ishte prologu më fantastik i vitit 2018 për botën e teknologjisë.

Galaxy A8 i ri është një smartfon elegant, fantastik dhe emocionues, dhe njëkohësisht praktik me një performancë të shkëlqyer dhe karakteristika mbreslënëse që do ta thjeshtojnë jetën e përdoruesve. Dizajni elegant me ngjyrë të zezë, gri orkide, ose gold është shumë tërheqës aq më tepër kur kësaj i shtohet ekrani i pafund (5.6ʺ), karakteristikë e flagshipeve të famshme të Samsung, i prezantuar fillimisht në vitin 2017 nga smartfonët Galaxy S8 dhe Galaxy Note 8.

Ky ekran i pafund që përfaqëson kulmin e dizajnit të Samsung, shkon përtej limiteve me një ekran të madh 18.5:91, duke mundësuar që të shihet e gjithë skena në ekranin e smartfonit për përvojën më të mirë kinematografike si dhe duke e bërë bashkëveprimin me smartfonin më të lehtë, të këndshëm dhe shumë natyral.

Prakticitetin e këtij smarfoni e shton edhe karakteristika IP68. Galaxy A8 (2018) i reziston shiut, ujit, djersës, rërës dhe pluhurit dhe madje mund të zhytet deri në 30 minuta në një thellësi prej 1.5 m në ujë, shkruan telegrafi.com Sidoqoftë, tipari kryesor dhe më i ri i serisë A, pra dhe i Galaxy A8(2018) është kamera e përparme e dyfishtë 16MP dhe 8MP F1.9, aq e adhurueshme për ju që pëlqeni selfiet, saqë nuk do të mund të ndaloni së postuari selfiet tuaj fantastike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit