Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zviceriane në Morinë, pranga 2 poseduesve

Mos i humb

Konferenca ndërkombëtare mbi Bejrutin zotohet për 250 milionë euro ndihmë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka udhëhequr një konferencë donatorësh ndërkombëtarë për të përshpejtuar ndihmën ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, i cili javën...

Gruaja dhe vajza 2 vjece ikin nga shtëpia, burri jep alarmin në polici: Kam humbur kontaktet me ta

Policia e Vlorës njofton se një burrë ka vënë alarmin në komisariat, pasi i ka ikur nga shtëpia, gruaja dhe vajza 2...

Koronavirusi shkakton 3 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra...

Pëson arrest kardiak pasi del nga uji, ndërron jetë pushuesi 64-vjeçar në Durrës

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar arrest kardiak në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Strukturat e policisë së Kukësit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Kufitare në Morinë, parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Brenda një makine tip “Benz” të kontrolluar rastërsisht, të fshehura në një çantë të zezë femrash, që i përkiste pasagjeres 27-vjeçare në makinë u gjetën dhe sekuestrohen 77160 franga zvicerane.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe pasagjeren, shtetasit Burim Ferizaj dhe Rudina Binjaku.

Njoftimi i plotë
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit,...

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...

Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si...

Veliaj fiton betejën me covid-19, publikon foton me djalin: Sot më i fortë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye...