SHBA dhe Franca dënojnë sulmin ndaj xhamisë në Egjipt

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit Abdulfettah es-Sisi lidhur me sulmin e djeshëm ndaj xhamisë në Gadishullin e Sinait në Egjipt.

Në një njoftim nga Presidenca e Egjiptit thuhet se Trump dhe Macron kanë zhvilluar bisedë telefonike me presidentin Sisi lidhur me sulmin ndaj xhamisë El-Ravda në qytetin Arish ku humbën jetën 235 persona.

Trump e quajti “shokues” sulmin derisa njerëzit e pafajshëm kryenin adhurimet. Ai tha se terroristët janë të privuar nga vlerat njerëzore dhe morali. Presidenti amerikan po ashtu theksoi se SHBA solidarizohet me Egjiptin dhe e mbështet luftën e këtij vendi kundër terrorizmit.

Gjithashtu edhe Macron tha se shteti i tij solidarizohet me qeverinë e Kajros. “Parisi dëshiron që të rrisë bashkëpunimin me Egjiptin në luftën kundën terrorizmit, i cili është shndërruar në kërcënim për të gjitha shtetet e botës”, ka thënë ai.

Më parë edhe presidenti i Palestinës Mahmud Abbas, presidenti i Irakut Fuad Masum, Mbreti i Jordanisë Abdullah, Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, kryeministri i Libanit Saad el-Hariri dhe emiri i Kuvajtit Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah në bisedat telefonike me Sisin kanë dënuar sulmin në fjalë.

Kujtojmë se të paktën 235 persona u vranë dhe 109 të tjerë u plagosën nga sulmi me bombë ndaj xhamisë Ravda në Egjipt. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit