SHBA, një siriane përfundon në spital pas sulmit ndaj saj në shkollë

Mos i humb

Sirianja e re me emrin Seyma, e cila para 2,5 vitesh u largua nga atdheu për të gjetur strehim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përfundoi në spital pasi ishte viktimë e një sulmi fizik dhe racist në tualetin e shkollës në Pittsburg të Pennsylvanias.

Siç mëson gazetari i AA, Seyma (15), para 2,5 vitesh së bashku me familjen e saj kishte ikur nga Siria duke gjetur strehim në Pittsburg të Pennsylvanias. Seyma në Pittsburg ndjek shkollimin në shkollën e mesme Charties Valley, ku të premten ishte viktimë e një sulmi racist.

Nxënësja e shkollës, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, e cila po pinte një cigare elektrike në tualetin e shkollës, kërkoi që Seyma të dalë nga tualeti, të cilën sirianja e refuzoi. Ajo iu afrua Seymas dhe i tha “Je mirënjohëse që nuk di gjuhën tënde se do të thoja fyerjet më të rënda”.

Më pas ajo e shtyu në dysheme duke e goditur me duar. E gjithë ngjarja u filmua me celularët e nxënësve që ndodheshin në tualet dhe me shpejtësi filmimet u shpërndanë në rrjetet sociale.

Gazetari i AA-së mëson se Seyma pas sulmit ka humbur vetëdijen dhe ka përfunduar në spital. Sirianja nga spitali doli të dielën dhe beson se ky ishte një sulm i planifikuar ndaj saj.

Me faktin se filmimi u publikua në rrjetet sociale, sirianja ka pranuar mesazhe mbështetëse nga nxënësit e shkollës. Përveç mesazheve mbështetëse, nxënësit kanë nisur një peticion për përjashtimin nga shkolla të nxënëses që sulmoi Seyman.

Lidhur me sulmin është informuar dhe organizata muslimane Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), të cilët konfirmuan se ky rast do të dërgohet në Prokurorinë Federale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit