SHBA: Rrufeja godet njeriun në ecje, ja fati i tij më pas (video)

Mos i humb

Duke ecur me një çadër në dorë drejt makinës së tij, Romulus McNeill u godit nga rrufeja, raporton LadBible.

Ndërsa binte shi, McNeill u drejtua për në makinë. Duke kaluar pranë shkollës në Karolinën e Jugut, ku ai punon, rrufeja goditi ccadrën që mbante, e kjo e fundi i ra nga dora.

Ai e mori nga toka dhe vrapoi në një vend të sigurt.

McNeill i tha televizionit WBMF se u ndje i tronditur, duke shtuar:

“Më dukej çmendur se kjo mund të ndodhte me mua. Unë u drejtova në shtëpi dhe isha gati të haja diçka”

Ai postoi në Facebook një video ku shfaqej rrufeja.

“Kamerat kapën përvojën time të rrufesë. Unë jam mirënjohës që kam kaluar pa lëndime të mëdha”, tha ai.

I pyetur se çfarë ndjeu në momentin e goditjes, ai u përgjigj: “Ishte thjesht e dhimbshme për një moment”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit