Shqiptarët nën dhunë psikologjike dhe të tjera!

Mos i humb

Ka kohë që po ushtrohet presion i rëndë e dhunë (psikologjike) mbi shqiptarët. Njëjtë si në fillimet e shekullit të 20-të.

Nga jashtë e nga brenda!

Që të jetojmë e sa për të jetuar, nga ne kërkojnë tokë dhe heqje dorë nga parimet universale të jetës.

Pikërisht pse jemi shqiptarë!

Për asgjë tjetër!

Historikisht, nga koha e Agronit e Teutës ne rropatemi kështu dhe si është më zi!

Ndonjë popull tjetër zor se do të mbijetonte!

Arsyet janë evidente!

Është pasuria dhe bukuria e tokave tona që i çmend ‘orlat’ të na vërsulen!

Është bukuria dhe pastërtia e femrës shqiptare, është hija burrnore e shqiptarit që i egërson të tjerët të na gjuhen në këtë mënyrë!

Është qëndresa dhe përkushtimi i nënës shqiptare ndaj familjes që i bënë të na xhelozojnë të tjerët!

E shumë nimete e begati të tjera!

Dhe, janë dashuria ndaj vendit, ideali, puna për shqiptarinë dhe Bashkimi Shqiptar që mund t’i shpëtojë shqiptarët!

Besimi në Zot, mbështetja në Te dhe kthimi kah vetvetja është ajo që do t’i ndihmojë më së shumti shqiptarët!

Është koha vendimtare të tregohemi se ne mundemi të mbijetojmë!

Dhe të jetojmë!

Siç edhe kemi mbijetuar…!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit