Sir Keir Starmer zgjidhet drejtues i Partisë Laburiste të Britanisë

Mos i humb

OFL në Berat : Kërkesë katër “të fortëve” për justifikimin e pasurisë

Myrteza Toto, Edison Bega, Donald Lavdari dhe Aleks Prifti, janë katër personat që do u duhet të justifikojnë burimet e pasurisë së...

Maqedoni e Veriut, 101 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja me...

Guterres thirrje zyrtarëve amerikanë për vetëpërmbajte në ndërhyrjen gjatë protestave

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Guterres është shprehur se "Është e trishtueshme të shikojmë ngjarje të dhunës në...

Shkodër : Gjenden granata e plumba disavjeçarë

Disa municione, granata dhe plumba janë gjetur në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër. Municionet ishin prej vitesh...

Sir Keir Starmer u zgjodh udhëheqësi i ri i Partisë kryesore opozitare Laburiste të Briatanisë, transmeton (AA).

“Është nder dhe privilegj i jetës sime të zgjidhem si drejtues i Partisë Laburiste””, tha Starmer në një deklaratë.

Starmer fitoi me 56,2 për qind të votave në raundin e parë, që paraqet një fitore vendimtare. Ai e drejtoi fushatën e tij nga qendra e partisë, duke u zotuar se do të bashkojë fraksionet e konfrontuara centraliste dhe socialste brenda partisë.

Starmer nënvizoi se partia humbi katër zgjedhje rresht dhe se “para nesh kemi një mal për t’u ngjitur”.

“Por ne do të ngjitemi dhe do të bëj çmos që të lidhemi përsëri me gjithë vendin, të riangazhohemi me komunitetet dhe votuesit tanë, të lidhim koalicion nëpër qytetet dhe rajonet tona me të gjitha besimet dhe komunitetet, duke folur për gjithë vendin”, shtoi ai.

Duke premtuar se do të bashkojë Partinë Laburiste, Starmer tha se do të merret me pretendimet për antisemitizëm brenda partisë.

“Në emër të Partisë Laburiste, më vjen keq”, tha ai.

“Unë do ta heq këtë helm nga rrënjët dhe do të gjykoj për sukses me kthimin e anëtarëve hebrenj dhe atyre që mendojnë se nuk mund të na mbështesin më”, shtoi Starmer.

Starmer pasoni Jeremy Corbyn, i cili vinte nga krahu më i ashpër socialist i partisë.

Gjatë udhëheqjes pesëvjeçare, Corbyn e zhvendosi partinë në të majtë, pas disa dekadëve në pizicionin e qendrës.

Starmer iu drejtua mbështetësve të Corbyn dhe tha se do të mbështesë pasuesit e tij me qëndrime radikale të politikës, por gjithashtu synon t’u prijë laburistëve drejt fitores.

Sfiduesja e tij kryesore ishte Rebecca Long-Bailey, e cila gjerësisht shihet si pasardhëse e Corbyn.

Gjithashtu, në listë ishte dhe Lisa Nandy, e cila i bëri përshtypje disa ekspertëve politikë, por nuk arriti të bindë anëtarët laburistë.

Starmer është një avokat dhe ish-Drejtor i Prokurorisë Publike. Ai gjithashtu shërbeu si Sekretar në hije i Brexit në kabinetin e Corbyn. Gjithashtu, ai është fitues i Çmimit të Kalorësit në vitin 2014 për shërbimet në ligjet dhe në drejtësinë penale.

Zgjedhjet e brendshme të udhëheqjes së laburistëve përfshinë gjithashtu pozicionin e nënkryetarit, të cilin e fitoi Angela Rayner, sekretare e arsimit në hije, me 52,6 për qind të votave.

Laburistët kanë humbur katër zgjedhje që nga viti 2010, kur ata ishin në pushtet për herë të fundit. Humbja e tyre e fundit e vitit 2019 ishte më e madhja që nga viti 1935.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Avokati nuk paraqitet, shtyhet për në 10 qershor seanca e Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i...

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.

Meta nxjerr dekretin, kush është emri i propozuar

Arben Shehu është emri i zgjedhur nga Meta që i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë...

Lleshaj për përplasjen tek Teatri Kombëtar: Ligji parashikon deri në përdorimin e armëve…policia qëndroi tek shtrëngimi fizik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ditën e sotme në foltoren e Kuvendit i është përgjigjur interesit të deputetëve të opozitës për sa...

Hyjnë 16 kamionë nga Serbia me dokumente Republika e Kosovës

Që nga shtimi i masave të reciprocitetit deri më sot në vendin tonë nga Serbia kanë hyrë 16 kamionë më dokumentet “Republika...