Spital me ndihmën e Turqisë për banorët e Afrinit

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë ngritur një spital të ndihmës emergjente për banorët e rajonit Xhinderes të Afrinit në Siri, ku do të ofrohen shërbime për pediatri, sëmundjet e organeve të brendshme (internis), terapia fizike dhe otorinolaringologji.

Elementët e TSK dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në rajonin Xhinderes të cilin e kanë pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK ofrojnë mundësi të trajtimit dhe ilaçeve falas në spitalin e ngritur për banorët e zonës.

Në spital krahas departamenteve të pediatrisë, sëmundjet e organeve të brendshme, terapia fizike dhe otorinolaringologjisë, ofrohet edhe shërbim laboratorik dhe për radiologji.

Në spitalin ku gjithashtu janë të pranishëm ekspertë të ndihmës emergjente, anestezist, okulist dhe kirurg i përgjithshëm, planifikohet që të formohen edhe departamentet e tjerë për shërbime dentare dhe të gjinekologjisë.

Po ashtu në spitalin i cili ka një kapacitet prej 400 personash ofrohet shërbim çdo ditë të javës pa ndërprerje./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit