Stoltenberg: Aleatët e NATO-s solidarizohen me Turqinë

Mos i humb

Duke shprehur kënaqësinë që Turqia do të jetë vendi pritës i takimit të veçantë të Këshillit të Atlantikut të Veriut me rastin e 25 vjetorit të Dialogu Mesdhetar (MD), Stoltenberg dha disa deklarata të rëndësishme në lidhje me blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400, marrëdhëniet Turqi-SHBA, kontributet e Turqisë për NATO-n dhe për të ardhmen e Aleancës.

“Aleatët e NATO-s në solidarizim me Turqinë”

PYETJE: Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Turqi? Cilat do të jenë takimet tuaja zyrtare dhe cili do të jetë mesazhi juaj kryesor që synoni t’u përcillni autoriteteve turke?

PËRGJIGJE: Jam shumë i kënaqur që po vizitoj përsëri Turqinë, që është një aleat i rëndësishëm dhe i vlefshëm i NATO-s. Unë falënderoj Turqinë për mbajtjen e një takimi të veçantë të Këshillit të Atlantikut të Veriut, organit më të lartë vendimmarrës të NATO-s, me shtatë vendet tona partnere në Dialogun tonë Mesdhetar. Këtë vit ne festojmë 25 vjetorin e Dialogut Mesdhetar, i cili forcon bashkëpunimin dhe qasjen e përbashkët si një rrjet i partneritetit të pashembullt të NATO-s.

Krahas këtij takimi të rëndësishëm do të zhvilloj takime edhe me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe me ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu. Unë jam në kontakt të rregullt me ​​ta dhe jam i kënaqur që me këtë rast do të gjejmë mundësinë për të diskutuar personalisht ballë përballë situatën e sigurisë në rajon dhe kontributet e rëndësishme të Turqisë në NATO.

Në kuadër të kësaj mesazhi im kryesor për popullin e Turqisë është se aleatët e NATO-s, solidarizohen me Turqinë në këtë periudhë të sprovave të vështira të sigurisë. Turqia vazhdon të japë kontribute të rëndësishme për NATO-n.

“Vendimet në lidhje me blerjen e armëve janë vendime kombëtare që duhet t’i marrin vendet”

PYETJE: Vendimi i Turqisë për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 ka shkaktuar shumë polemika, sidomos mes dy aleatëve të NATO-s, SHBA-së dhe Turqisë. Qeveria turke, kohët e fundit është përpjekur të përmbushë nevojat urgjente të saj për sistemet e mbrojtjes raketore dhe ajrore kryesisht nëpërmjet aleatëve të saj të NATO-s, dhe si shembull sistemet Patriot të SHBA-ve ajo argumenton se oferta nga SHBA erdhi shumë vonë, me një kosto të lartë dhe nuk i plotëson plotësisht pritjet e Turqisë. Në këtë kuadër, a mendoni se Turqia i meriton kritikat e drejtuara ndaj saj për shkak të vendimit të marrë në lidhje me blerjen e S-400? Cili është pozicioni juaj në këtë çështje?

PËRGJIGJE: Kjo është një çështje e vështirë dhe është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu mes Turqisë dhe SHBA-ve.

Unë i mirëpres dhe i inkurajoj diskutimet rreth blerjes së mundshme nga Turqia të sistemit raketor Patriotit nga SHBA. Në të njëjtën kohë jam i kënaqur që Turqia, Franca dhe Italia të vazhdojnë përpjekjet e tyre për përcaktimin dhe zhvillimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore dhe raketore me rreze të gjatë. Kjo është e rëndësishme për NATO-n, sepse janë të përfshirë aleatët kryesorë, sepse sigurojnë blerjen e pajisjeve ku aleatët janë në gjendje të veprojnë së bashku”.

Vendimet për blerjen e pajisjeve ushtarake janë në cilësinë e vendimit kombëtar, por ashtu sikurse e theksova dhe më sipër ndërveprimi së bashku i forcave tona të armatosura aleate është thelbësor për NATO-n nga pikëpamja e kryerjes së operacioneve dhe misioneve tona.

Duhet gjithashtu të kujtojmë se që nga viti 2013 aleatët e NATO-s po forcojnë mbrojtjen ajrore të Turqisë. Spanja dhe Italia kanë bateri raketash të vendosura pranë kufirit jugor të Turqisë. Sistemet (spanjolle) Patriot dhe (italiane) SAMP-T ndihmojnë në mbrojtjen e Turqisë kundër kërcënimit të raketave që vijnë nga kufiri me Sirinë. Është shumë i rëndësishëm ky mision ku aleatët e NATO-s vazhdojnë të jenë të angazhuar.

“NATO është e angazhuar për mbrojtjen e Turqisë”

PYETJE: Debati për S-400 ka reflektuar edhe mbi opinionin publik turk, duke bërë që shumë të vënë në pikëpyetje kontributin e NATO-s në mbrojtjen dhe sigurinë e Turqisë dhe anëtarësimin turk në NATO. Cili do të ishte mesazhi juaj për popullin turk lidhur me kontributin e NATO-s në sigurinë e Turqisë?

PËRGJIGJE: Aleatët e NATO-s vazhdojnë të qëndrojnë në solidarizim me ju, teksa Turqia përballet me sfida të vështira të sigurisë. Përveç mbrojtjes së Turqisë me sistemet e mbrojtjes nga ajri dhe raketat, NATO ka rritur patrullat nga avionët e mbikëqyrjes AWACS mbi territorin turk. Këto mund të monitorojnë dhe të ndjekin shkeljet potenciale të hapësirës ajrore, duke mbështetur përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. Të gjithë aleatët e NATO-s janë anëtarë të Koalicionit Ndërkombëtar kundër DEASH-it, dhe duke punuar së bashku, ne kemi çliruar të gjithë territorin e mbajtur dikur nën kontroll nga ky grup terrorist.

“Unë jam i mbushur me ndjenjat e mirënjohjes për kontributin e Turqisë”

PYETJE: Si kontribuon Turqia në NATO? Cila është vlera e Turqisë për NATO-n ?

PËRGJIGJE: Dëshiroj të shpreh falënderimet e mira për kontributet e rëndësishme që Turqia ofron në sigurinë tonë të përbashkët.

Me mbështetjen e Qeverisë së Turqisë, avionët AWACS të NATO-s ngrihen nga qyteti Konya për të ofruar mbështetje ndaj koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DEASH. Turqia ka një rol të rëndësishëm në misionin e ri të NATO-s për trajnime në Irak. Forcon forcat irakiane të sigurisë për të penguar rikthimin e DEASH-it.

Po ashtu Turqia është një nga vendet që jep më shumë kontribut në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan. Në kuadër të kësaj sërish Turqia ndihmon që Afganistani të mos jetë një zonë e sigurtë për terroristët ndërkombëtarë. Edhe në Ballkanin Perëndimor, Turqia gjithashtu kontribuon për ndërtimin e stabilitetit në rajon me operacionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit