Studentet nga Turqia vizitë në Shqipëri për projektet e TIKA-s

Mos i humb

Në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave” të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në Shqipëri ka mbërritur grupi i studenteve nga Turqia, të cilat do të vizitojnë qytete të ndryshme të vendit.

Ditën e parë të programit të tyre, 16 studentet së bashku me përfaqësuesit e TIKA-s kanë vizituar Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, e cila po restaurohet nga TIKA që prej marsit të vitit 2018, duke u njohur nga afër dhe ndihmuar në punimet restauruese.

Şirin Kolbaşı, specialiste e komunikimit pranë zyrës së shtypit të TIKA-s, në një deklaratë për AA tha se programi i shkëmbimit të përvojave është një program të cilën TIKA e organizon për studentë.

Ajo tha se pjesë e këtij programi janë studente që studiojnë në degë të ndryshme, ndërsa studentet që kanë ardhur në Shqipëri shumica janë vazhdojnë studimet në degët e arkitekturës, sepse TIKA në Shqipëri ka projekte shumë të rëndësishme të restaurimit.

“Plani është për t’u vizituar projekte të ndryshme të restaurimit në mbarë Shqipërinë, qyteti i Beratit, Shkodrës dhe Gjirokastrës, duke qenë se TIKA vazhdon me restaurimin e xhamisë dhe objekteve tjera historike. Janë studente që janë pranë diplomimit në degën e arkitekturës dhe ndarja e një përvojë të tillë është pozitive në lidhje me të ardhmen e tyre dhe kur të fillojnë profesionin”, u shpreh Kolbaşı.

Ajo theksoi se e rëndësishme është edhe ndarja e përvojave kur studentet të kthen në Turqi.

Studentet gjatë qëndrimit njëjavor në Shqipëri do të vizitojnë qytete të ndryshme të vendit ku TIKA po realizon punimet restauruese të monumenteve të periudhës osmane.

“Programi i Shkëmbimit të Përvojave 2019” realizohet nga TIKA në bashkëpunim me AA, TRT dhe Turkish Airlines (THY).

Kujtojmë se TIKA po vazhdon punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Halveti në Berat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit