“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë!

118
0

Ato nuk janë të reja apo ekzotike dhe nuk zënë gjithmonë titujt e revistave shëndetësore. Por nëse këto “superushqime”, gjerësisht të disponueshme, nuk janë në kuzhinë tuaj, do të thotë që ka ardhur koha të bëni një ndryshim.

Domatja – Domatja është fruti me përmbajtjen më të ulët të niseshtesë dhe sheqerit, por e mbushur me fibra, vitaminë C, beta-karoten dhe me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen. Gatim në vaj ulliri rrit absorbimin e saj.

Brokoli – Përmbajtja e niveleve të larta të vitaminës C dhe folatit (acid folik natyror), bën që  kjo perime fibroze të mund të frenojë kolesterolin dhe trigliceridet, të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

Qepa – Me qenë se është një anëtare e familjes së Aliumit, ajo përmban një antioksidant të fuqishëm antiinflamator të quajtur quercetin, që redukton presionin e gjakut dhe rrezikun e kancerit.

Molla – Molla ka në përbërje të saj nivele të larta antioksidantësh dhe fibrash, të cilat  ndihmojnë në  uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, astmës dhe disa kancereve.

Spinaqi – “Superushqimi” i preferuar i Popei Marinarit, ka në përbërje të tij nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, si dhe vitamina A, dhe pothuajse më shumë hekur se një viç.

Vaj ulliri – Një shtyllë shumë e rëndësishme për kulturën e gatimeve mesdhetare, vaji i ullirit është një nga yndyrat më të shëndetshme, i cili shëron sëmundje kardiovaskulare dhe inflamacione të ndryshme. Nuk duhet gatuar, në të kundërt ai do t’i humbasë vlerat e tij ushqyese.

Salmoni – Peshku vajor redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ul presionin e gjakut dhe lubrifikon arteriet. Salmoni ka një përbërje të lartë të omega-3, vitaminës D, disa vitaminave B dhe selenit.

Hudhra – Ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, madje edhe parandalon ftohjet dhe disa lloje të caktuar kanceresh.

Panxhari – I pasur me hekur, panxhari mund t’ju bëjë të pamposhtshëm nga çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, disa studime tregojnë se performanca fizike përmirësohet ndjeshëm kur njerëzit konsumojnë më shpesh panxharin./ATA/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here