Terminali në portin e Durrësi pajiset me kamera termike që masin temperaturën

Mos i humb

Vendosen kamera termike në terminalin e udhëtarëve të portit detar të Durrësit.

Instalimi i tyre do të mundësojë matjen në distancë të temperaturës për të gjithë ata që lëvizin përmes këtij vendkalimi kufitar, duke ofruar më shumë siguri dhe për personelin shëndetësor që ofron shërbim në portin më të madh të vendit.

Prefekti i Qarkut, Roland Nasto, inspektoi nga afër zbatimin e protokolleve shëndetësore në Portin e  Durrësit dhe apeloi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë që ka zbatimi i këtyre masave si arma e vetme me të cilën mund të përballemi me virusin.

Në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit  aktualisht ka nisur zbatimi i një sistemi të ri elektronik, nëpërmjet të cilit do të mundësohet matja  e temperaturës në distancë për udhëtarët.

Ky sistem synon identifikimin në kohë të shpejtë të temperaturës së trupit për qytetarët që do të hyjnë/dalin nëpërmjet Portit të Durrësit dhe njëkohësisht mbrojtjen e personelit shëndetësor.

Pandemia ndikoi ndjeshëm dhe  në volumet tregtare në 6 mujorin e parë të vitit në portin më të madh në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit