Tronditet Astiri, policia: Vritet me armë zjarri 28-vjeçari, ngrihen pika kontrolli në të gjitha akset

Mos i humb

Policia jep detaje për vrasjen në Tiranë, duke njoftuar se ka mbetur viktimë një 28-vjeçar. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, në zonën e Astirit, në afërsi të një lokali.

Ndërkohë, menjëherë pras vrasjes policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit