Turqia dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për sistemin e mbrojtjes ajrore

Mos i humb

Turqia njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen me Rusinë për blerjen e sistemit S-400 të mbrojtjes raketore.

Nënsekretariati i Turqisë për Industrinë e Mbrojtjes përmes një deklarate bëri të ditur se, “Do të marrim dy sisteme S-400 të mbrojtjes raketore. Njëri është jo i detyrueshëm. Në deklaratë theksohet se Forcat e Armatosura Turke do të kontrollojnë tërësisht sistemin e mbrojtjes.

“Sistemi mund të përdoret në mënyrë të pavarur pa asnjë lidhje të jashtme”, thuhet në deklaratë. Siç njoftohet, detajet e pagesës nuk janë ndarë për shkak të parimeve të konfidencialitetit të dakorduara ndërmjet palëve. Dorëzimi do të bëhet në fillim të vitit 2020.

Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, të mërkurën e kaluar konfirmoi një deklaratë nga korporata ruse e mbrojtjes Rostec se marrëveshja ishte përfunduar. Sistemi S-400 është sistemi më i avancuar raketor kundërajror me një kapacitet të transportimit të tre llojeve të raketave, të afta për të shkatërruar objektiva duke përfshirë raketat balistike dhe të lundrimit.

Sistemi mund të ndjekë dhe të angazhojë deri në 300 objektiva në të njëjtën kohë dhe ka një lartësi maksimale prej 27 kilometrash./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit