“Turqia dhe Rusia vazhdojnë bashkëpunimin për një marrëveshje përfundimtare mbi Idlibin”

Mos i humb

Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia dhe Rusia vazhdojnë bashkëpunimin për një marrëveshje përfundimtare lidhur me çështjen e Idlibit,  (AA).

Në një deklaratë për gazetën ruse Izvestiya duke vlerësuar zhvillimet e fundit në Idlib, kryediplomati turk tha se nuk duhet të lejohet që problemi i Sirisë të ndikojë në bashkëpunimin mes Turqisë dhe Rusisë.

Çavuşoğlu tërhoqi vëmendjen se ka shumë hapa të nevojshëm që duhet të ndërmerren lidhur me çështjen e Idlibit.

“Turqia dhe Rusia vazhdojnë bashkëpunimin për një marrëveshje përfundimtare lidhur me çështjen e Idlibit. Përgjigjen e fundit për këtë çështje do ta mësoni pas bisedimeve që delegacioni ynë do të zhvillojë në Moskë. Nuk duhet të lejojmë që problemi i Sirisë të ndikojë në bashkëpunimin mes Turqisë dhe Rusisë”, vlerësoi Çavuşoğlu.

Ndër të tjera, Çavuşoğlu shtoi se pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve në Moskë do të bëhen vlerësimet nëse është apo jo e nevojshme zhvillimi i një takimi shtesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit