U mbajt takimi i grupit punues për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim

Mos i humb

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i grupit punues ndërinstitucional për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim.

Me këtë rast, takimin e udhëhoqi Koordinatori Nacional për Migrim, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka.

Zv/ministri Zeka fillimisht falënderoi të gjithë anëtarët e grupit punës të të gjitha institucioneve për punën që kanë bërë sa i përket menaxhimit të migrimit dhe për formën se si janë organizuar të gjitha institucionet për një punë të jashtëzakonshme për menaxhimin e kësaj dukurie.

“Çështja e menaxhimit të migrimit është jashtëzakonisht komplekse, duke marrë për bazë shtrirjen e lëvizjes së njerëzve dhe kjo është një çështje që nuk e përfshinë vetëm vendin tonë por edhe vende të ndryshme të botës”, theksoi Zeka.

Zëvendësministri Zeka kërkoi nga të gjithë akterët që deri në fund të vitit të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i realizimit të aktiviteteve, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë në harmonizimin e strategjisë së re dhe planit të veprimit që pritet të hartohet vitin tjetër.

Të gjithë përfaqësuesit e institucione që janë të përfshirë në këtë strategjinë për migrim raportuan për realizimin e aktiviteteve gjatë vitit 2017./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit