“Unaza duhet të ndërtohet”; Reagojnë banorët e “Astirit” për projektin

Mos i humb

Çdo ditë protestohet në zonën e Unazës së Re nga pronarët e banesave që do të preken nga ndërtimi i rrugës së re shumë më të madhe.

Ndërkohë shumë më i madh është numri i personave që kërkojnë ndërtimin e shpejtë të kësaj rruge për të zgjidhur problemin e madh me trafikun, por edhe ndotjen që shkaktohet nga bllokimi.

Rruga aktuale do të zgjerohet me shumë kalime, me rrugë anësore dhe mbikalime dhe nën kalime për t’u bërë pjesë integrale e unazës së re. Pronarët e 300 banesave që shemben do marrin për tri vite qiranë nga Bashkia, ndërsa ata që kanë dokumente do të shpronësohen.

Ndërkohë në këtë zonë ku protestohet duket se është shumë i madh numri i atyre që kërkojnë ndërtimin e shpejtë të rrugës.

Puna për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur tashmë, me mbikalimin e sheshit “Shqiponja”. Kjo rrugë do evitojë bllokimet e trafikut dhe rrjedhimisht edhe ndotjen qe shkaktohet në këtë zonë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit