Video/Zjarr në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë apartamentin

Mos i humb

Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një apartament, në qendër të qytetit të Durrësit, në bulevardin kryesor.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se është përfshirë nga flakët kati i katërt i një godine pesë-katëshe.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, zjarrfikëset dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Nga të dhënat e para, mësohet se zjarri ka nisur nga kuzhina e apartamentit dhe është përhapur më tej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit