Vitia, Ahmetit: Komuna nuk drejtohet nga aeroplani!

Mos i humb

Kryetari i Qendrës së Prishtinës nga Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka përmendur dështimet e kreut  të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, në mandatin e dytë përkatësisht në 500 ditët e fundit.

Sipas tij, ky vit ishte i dështuar në bazë të shumë raporteve, por edhe sipas qytetarëve të cilët çdo ditë e më shumë janë të pakënaqur me punën që po bëhet në Prishtinë nga kryetari Ahmet.

“Ishte vit i dështuar kjo shihet nga secili banor në Prishtinë dhe lexohet në vetë raportet që i ka publikuar Prishtina. Në raportin financiar shihet se sa pak pune dhe me sa pak ambicie është trajtuar Komuna e Prishtinës. Ahmeti, nuk ka arritur të shpenzoj as shumën e vitit të kaluar. Kryetari ndoshta nuk e din që parat nuk janë për ti mbajtur në kontot e xhirollogarive bankare dhe qytetarët presin që taksat dhe gjobat që paguajnë ti drejton në investime. Është shumë e rëndësishme ta dimë se çka ka vepruar kryetari në këto 500 ditë”, ka theksuar Vitia, duke shtuar më pas se themelimi i Drejtorisë së Parqeve ka qenë premtim e Ahmetit, i cili tha ai ka mbetur premtim vetëm me partnerët e koalicionit.

Sipas tij, Prishtina ka nevojë për kryetar i cili punon në zyrë e në terren, e jo në aeroplan.

“Qyteti kurrë nuk ka qenë më i papastër. Derisa ka mbeturina në çdo cep të qytetit nuk mund të thuhet se është duke u mbaruar punë. Një gjë e dimë mirë që komuna nuk drejtohet as nga zyra e as nga aeroplani, por nga terreni e nga puna. Si do të mund të realizohen projektet e vitit të ardhshëm, kur nuk janë duke u realizuar projektet e vitit të kaluar. Prishtina nuk duhet të humb as edhe një ditë. Prishtina ka nevojë që kryetari te kryej obligimet e tij”, tha Vitia.

Ndryshe, këto deklarata Vitia i ka bërë gjatë një konference për media ku ka përmendur të gjithë dështimet e kryetarit Ahmetit, derisa ka shtuar se ky i fundit i ka lënë pas dore punën e komunës duke u marr më çështje të tjera jashtë punës së Komunës Prishtinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit