Vuçiç “bëhet pishman”, brenda pak minutave ndryshon mendje rreth marrëveshjes me Kosovën

Mos i humb

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se asnjë marrëveshjes rreth problemit të Kosovës, nuk mund të vijë pa pëlqimin e popullit serb, por disa minuta më vonë ai thotë se pa pëlqimin e SHBA-ve dhe Rusisë nuk ka marrëveshje.

Vuçiç u shprehë se interesi i Serbisë është që të arrihet një kompromis rreth kësaj çështje.

Po ashtu Vuçiç vazhdoi me avazin e vjetër duke thënë se marrëveshja me Kosovën nuk është afër, jo për shkak të sjelljeve të Serbisë por për shkak se shqiptarët nuk janë të përgatitur për këtë.

Ndërsa kur u pyet për Rusinë dhe SHBA-të, presidenti serb ndryshoi mendim duke thënë se asnjë marrëveshje nuk mund të vijë pa pëlqimin e këtyre dy shteteve.

“Ne respektojmë ata (Donald Trump dhe Vladimir Putin) dhe BE-në por e di që një marrëveshje me shqiptarët nuk është afër.”, tha Vuçiç.

Bashkë me të në konferencë ishte me anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit