Vuçiç: Plan i ri investues deri në 10 miliardë euro

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot në Beograd ka paralajmëruar se para vitit të ri me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç dhe ministrin e Financave, Sinisha Malin do të bëjnë propozimin e ri të planit më të madh investues i cili do të kap vlerën mes pesë dhe 10 miliardë euro.

Vuçiç tha se me këto para do të duhej të përfundonin investimet kapitale, mes të cilave janë edhe metroja në Beograd dhe përfundimi i plotë i Korridorit 10, që nënkupton edhe korridorin hekurudhor.

Ai tha se me këtë projekt investues, rritja mund të arrijë pesë ose gjashtë për qind.

Vuçiç para gazetarëve tha se buxheti i Serbisë duhet të jetë në suficit.

Ai shtoi se kur është fjala për gazsjellësin gjithçka shkon sipas planit.

Vuçiç duke folur për Kosovën tha se nuk është i lumtur që nuk ka takim në Paris, por edhe më herët ka folur se Prishtina nuk do të tërheq taksën ndaj mallrave serbe.

Ai shtoi se janë duke u shqyrtuar kundërmasat kundër taksave, porse duhet të shqyrtohet, siç tha ai, sesi këto masa do të shprehen mbi serbët në Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit