VV: Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa i kanë shpallur luftë demokracisë

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin e KQZ-së për të mos numëruar votat me kusht dhe atë të mërgatës, si dhe atë të PZAP, për të bërë rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë e Prizren.

Në një konferencë për media, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, këto dy vendime i konsideron grushtshtet ndaj qytetarëve të vendit, duke thënë se Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa i kanë shpallur luftë demokracisë.

“Këto vendime të sotme i shpallin luftë demokracisë, janë grushtshtet ndaj qytetarëve të Kosovës. Duhet ta kenë të qartë Klani Pronto dhe Klani i Mustafës dhe ai i fundit e më i vogli, i Ramush Haradinajt, se VV nuk do të rri e qetë derisa të etablohet edhe liria edhe demokracia”, tha Ymeri.

Kryetari i VV-së i ka ftuar edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë që të reagojnë kundër siç tha ai dhunimi të demokracisë.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë kundër këtij dhunimi të demokracisë dhe kundër këtij grushtshteti që po synojnë një grup i vogël ta bëjnë kundër qytetarëve”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit