Yapicioglu: YPG dhe PKK janë ushtri amerikane

Mos i humb

Kryerari i Partisë turke të Lirisë (HUDA PAR), Zekeriya Yapicioglu, ka thënë se terroristët e YPG-së dhe PKK-së janë forcat amerikane në Siri.

Duke iu drejtuar kongresit rajonal të partisë në Bursa, Yapicioglu theksoi se motoja e këtij opsioni politik është “Së pari njeriu, prioritet drejtësia”.

Yapicioglu paralajmëroi se çrregullimi i sistemit të vlerave dhe drejtësisë lëviz zinxhirin e rrënimit të paqes, vëllazërisë dhe unitetit në shoqëri, ndërsa në fund kërcënon themelin e sistemit demokratik.

Duke komentuar operacionin “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në rajonin kufitar të Afrinit, me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PYD/PKK-së, YPG-së dhe DEASH-it, Yapicioglu tha se ky ishte një hap i domosdoshëm i cili nuk është bërë me dëshirë.

“Operacioni erdh pasi gjoja miku ynë SHBA tha se do të formonte një ushtri kufitare prej 30 mijë luftëtarësh. A kjo vallë është miqësi dhe aleancë? Ata u paralajmëruan, nuk dëgjuan dhe forcat turke hynë në Afrin. Turqia në fakt atje nuk po lufton kundër YPG-së dhe PKK-së, sepse ato janë forcat e errëta amerikane dhe ushtria e tyre. SHBA i ka trajnuar, armatosur dhe u ka treguar targetin terroristëve”, tha Yapicioglu.

Duke theksuar se Turqia ende me ngulm thotë se SHBA është një aleat i saj strategjik i NATO-s, Yapıcıoğlu tha se problemi do të tejkalohet kur SHBA do t’i jep fund mbështetjes për terroristët, ndërsa probleme do të ketë për sa kohë që vazhdon mbështetja e SHBA-së./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit